“Unioni i Studentëve Pro Europian” në bashkëpunim Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe organizatën maqedonase nga Shkupi “The National Association of Prestigious Academic Citizens” do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja në fjalë ka të bëjë për krijimin e mundësive për punësim dhe punë praktike të studentëve të Universitetin e Prishtinës, si dhe Universiteteve tjera Publike.
Mundësitë e punësimit dhe të punës praktike për studentët e këtyre Universiteteve do të krijohen nëpër kompanitë vendore dhe rajonale.
Si rezultat e i këtij bashkëpunimi mes USPE-së dhe NAPAG, do të realizohen poashtu edhe projekte tjera të ndryshme ndërkombëtare ku më së shumti do të përfitojnë studentët. /Gazeta Liria/
Comments are closed.