Më 31.05.2014, në Kino Makedonija u mbajt një organizim solemn ku u ndajtën çertifikatat gjeneratës së parë anëtarësisë së Asociacioni Nacional i Qytetarëve Akademik Prestigjioz (ANQAP). Përveq ndarrjes së çertifikatëve u promovuan Marija Janevska, autore e veprës bestseller (më e shitur) “Të përmbledhurat e Llajlla Grejs” dhe Mr. Orde Gjorgjioski, drejtor i sektorit për punë të drejta dhe të përgjithshme në Vitaminka, poashtu edhe disa anëtarëve të dalluar të këtij asociacioni. Përveq atyre, në solemnitetin u zyrtarizua anëtarësimi në ANQAP të një pjesë studentësh të suksesshëm nga profesione të ndryshme nga gjthë universitetet e Republikës së Maqedonisë.
Në të folurit e tij, kryetari i ANQAP, dr. Viktor Gjorgjiesi, drejtoi falendërim deri tek udhëheqësia e parlamenteve studentore të universiteteve shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë dhe ndaj organizatave të tjera studentore me të cilët ANQAP ka të nënshkruar memorandum për bashkëpunim. Falenderim të veqantë, Gjorgjieski u drejtoi kryetarëve të parlamenteve studentore të Universitetit Shën Kliment Ohridi – Manastir, Kristina Petrovska, Universitetit FON, Ilija Jovanov dhe Universitetit Amerikan Kolegj Shkup – Mihail Ogenovski dhe ndaj sjelljes së tyre profesionale, korrekte dhe të hapur për përgjegjësite e kryera nga ana e tyre.
“Thënë, ne besojmë se burimet njerëzore kreative, por jo pasuritë natyrore, madhësia e shtetit, resurset financiare dhe ngjashëm, janë pasurija më e madhe e një shteti në shekullin 21 – u shpreh duke thënë në fjalimin e tij nënkryetari i ANQAP, dr. Igor Andreev.
Për t’u përgjigjur sfidave në kohën e re edhe në Republikën e Maqedonisë është e nevojshme të fillohet të formohet dhe të mblidhet në një vend një elitë intelektuale kreative dhe e orintuar sipërmarrësisht.
Në deklarat e tyre, anëtarët më të dalluar të ANQAP-it, Mr. Orde Gjorgjieski dhe Marija Janevska treguan një kënaqësi të madhe nga ftesa dhe anëtarësimi në asociacion dhe e treguan dhe shfaqën vlerën e kreativitetit dhe talentin në suksesin personal dhe të karierës, poashtu edhe vlerën e të qenurit së bashku dhe së punuari sëbashku në nje asociacion të këtij tipi, që ka për qëllim ta mbledh në një vend i gjithë kapitalin intelektual të cilën ka Republika e Maqedonisë në këtë moment.
Të gjithë anëtarët e gjeneratës së parë të ANQAP ishin të kënaqur që mbetën pjesë e këtij asociacioni nga ku përveq prestigjit, njohjes dhe promovimit në mjedis më të gjërë do të kenë mundësinë ta shpërblejnë mundin e tyre në edukimin formal, meaftësi të reja për kreativitet dhe sipërmarrje në kohën e re. Ata mendojnë se ANQAP do i’u ndihmon që t’i shfrytëzojnë të gjithë këto potenciale zhvillimore, me çka do të ndihmojnë të bëhet një hap kualitativ të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë.
Në fund, kryetari i ANQAP, dr. Viktor Gjorgjieski e përmendi hapur dëshirën për të bashkëpunuar me shoqatat e ndryshme studentore, por edhe me asociacione të ndryshme nga sektori shtetëror dhe privat, dhe shprehu që do jetë i hapur për bashkëpunim edhe me ndonjë iniciativë individuale me qëllim dhe ide që më vonë të bëhet pjesë e misionit të ANQAP-it.
Comments are closed.