I MOTIVOJ TË GJITHË STUDENTËT DUKE MOS MARRË PARASYSH SE NË CILIN FAKULTET STUDIOJNË POR TË NA BASHKANGJITEN NEVE NË KËTË ASOCIACION
Bojan Gievski është fytyrë televizive të cilin të gjithë ne e mbajmë mend nga një nga emisionet më atraktive fëmijërore “Sitell Bambini” me të cilën u rritën shumë gjenerata të të rinjëve por edhe të prindërve tanë. Në industrinë mediale është nga vitet 1997 duke punuar si TV presenter dhe gazetar në disa medium në Maqedoni. Është i diplomuar në departamentin Menaxhment Financiar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, për një kohë të caktuar ka punuar edhe si proekt menaxher në konferenca në P World. Ndërsa para disa javëve ka fituar edhe titullin anëtar i dalluar i Asociacionit Nacional i Qytetarëve Akademik Prestigjioz.
Para disa 10 ditëve u shpërblyet me titullin anëtar i dalluar i Asociacionit Nacional i Qytetarëve Akademik Prestigjioz. Në çfarrë mbështetet ky titull?
– Do të jam maksimalisht i sinqertë dhe do të them që kjo mirënjohje prestigjioze për mua është komplet e papritur dhe ishte një surprizë e madhe. Sido që të jetë, ajo që dua të porosis, dhe me atë do i përgjigjem kësaj pyetje, është se asnjëherë nuk kam kursyer kur bëheshte fjalë për edukimin tim. Unë jam economist i diplomuar, por shpehherë marr pjesë në shumë seminare dhe trajnime për të përfituar njohuri dhe dituri të ndryshme nga fushë nga më të ndryshmet.
Baza është shumë e rëndësishme, por asesi nuk guxojmë të ngelim vetëm me njohuritë bazë, duhet vazhdimisht ti zgjerojmë horizontet. Duhet të jemi të vendosur, të dijmë se çfarrë dëshirojmë, cili është qëllimi se për se ecim dhe hapërojmë dhe normalisht duhet të besojmë në vetëvete. Ajo është ajo që udhëheqë mua në jetë, ndërsa ajo është ai send që udhëheqësija e ANQAP e shikoi tek unë dhe me njohu dhe për atë arsye më nderuan me këtë titull, të cilën e kam patjetër ta pranoj që aq sa është e madhe kënaqësia ta mbash këtë titull, e barabartë është obligimi dhe detyra që duhet mbash sepse paraqitesh si një shembull për rininë se cilën rrugë duhet ndjekur.
Si është ndjenja të qenurit pjesë e një grupi qytetarësh akademik prestigjioz të cilët më janë treguar dhe njohur si profesional të fushave të tyre ku punojnë?
-Ndjenja është e mrekullueshme dhe unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e gjeneratës së parë të qytetarëve akademik prestigjioz të një asociacioni të një tipi të tillë. Vetë fakti që jam pjesë e elitës së re intelektuale ku aftësitë e kreativitetit dhe sipërmarrjes janë të rëndësishme për të pasur sukses. Në kohën e re më bën të ndihem krenar sepse ne do ta bëjmë dhe udhëheqim rrugën për gjeneratat e reja të ardhëshme të cilët do të jenë të dalluar me çertifikata të tilla si kjo. Përshkak shumë beneficioneve nga anëtarsimi në ANQAP i motivoj të gjithë studentët pa marrë parasysh në cilin fakultet mësojnë që të bëhën anëtarë në këtë asociacion prestigjioz, dhe me vetë vaktin të ndihmojnë ne realizimin e misionit, por edhe të bëjnë hap të madh në realizimin e karierës personale profesionale.
Comments are closed.