ANQAP – SIMBOL I KREATIVITETIT DHE SIPËRMARRJES DHE ELITËS INTELEKTUALE E RE NË MAQEDONI
1. Thoni që Asociacioni Nacional i Qytetarëve Akademik Prestigjioz – ANQAP, është Asociacioni i parë i një tipi të tillë në Republikën e Maqedonisë? Në çka dallohet ANQAP nga organizatat e tjera studentore?
Vërtetë, ANQAP është Asociacioni i parë në Republikën e Maqedonisë e cila është e formuar në mënyrën sikur shoqatat e tjera të këtij tipi, të cilët gjatë kohë me sukses kanë funksionuarë në SHBA. Në lidhje me shoqatat e tjera studentore, ekzistojnë ngjashmëri, por edhe më shumë dallime kyqe. Në fakt, studentët janë ata të cilët, të gjithë neve si organizata na bashkojnë. Por, nga ana tjetër, specifika e ANQAP shihet në vizionin e saj – të mbes një symbol i Asociacionit të cilën e përbëjnë studentë e suksesshëm nga të gjithë universitetet e Republikës së Maqedonisë.
2. Nga ku ideja për formimn e një Asociacioni i tillë në Republikën e Maqedonisë, mu në këtë moment?
Dy moment ishin të rëndësishme gjatë lindjes së idesë për formimin e ANQAP. E para, gjatë kohës së studimeve të mija në SHBA, e kasha atë privilegj të anëtarësohem në një Asociacion prestigjioz të këtij lloji. Ajo, në një masë të madhe e pasuroi CV-në time dhe më ndihmoj në zhvillimin e mëtutjeshëm të karierrës time profesionale menjëherë pas diplomimit, si për shembul të jam pjesë e gjeneratës së parë të Shkollës së liderëve të rinj të Kryetarit Ivanov, da bëj detyrën në pozitën si promoter ekonomik në Njujork etj. Motivi për sjelljen e këtyre përvojave positive në Republikën e Maqedonisë ishtë kyq, por jo edhe i vetëm për formimin e këtij Asociacioni. Në të vërtetë, pas arritjes së prestigjit dhe gjithë ato mirëjohjeve akademike, së bashku me nënkryetarin Dr. Igor Andreev e ndjejtëm të arsyeshme nevojën, se tani është moment të mbledhet në një vend i gjithë kapitali intelektual të cili ka në dispozicion Maqedonia. Studentët maqedonas nga të gjitha profesionet, sipas nesh, kanë potenciale të mëdha dhe të larta zhvilluese, por për të njejtët të shfrytëzohe dhe të shpërblehen me një energji kreative apo sipërmarrëse, që në fakt prezanton edhe misionin e ANQAP.
3. A do të thotë që, misioni i ANQAP është në fakt të ndihmon në krijimin e një rrjeti i ashtuquajtur “Elita maqedone intelektuale e orientuar në kreativitet dhe sipërrmarrje”, e cila dituritë dhe aftësitë e veta të përfituara gjatë edukimit formal do ti përmbush me aftësitë kreative të nevojshme, me qëllim përgjigjjes së barieravë të kësaj kohe?
Pikërisht ashtu. Ne llogarisim që për t’u bërë nga hap kualitativ të zhvillimit të Maqedonisë nëpërmjet përparimit të proceseve demokratike dh eveçënarisht mekanizmat tregtare të funksionimit, janë të nevojshëm intelektual me aftësi të zhvilluara kreative dhe sipërmarrëse në të gjitha fushat dhe profesionet, në të gjitha kompanitë private, por edhe ne ato shtetërore, institucionet publike etj. Thjeshtë, ne mendojmë që kreativiteti i burimeve njerëzore është pasuria më e madhe e një shteti në shekullin e 21.
Dhe pikërisht ANQAP është Asociacioni në të cilën do të mundohemi të mbledhim e sjellim në një vend sipërmarrësit e suksesshëm, menaxherët kreativ dhe liderë të cilët do krijojnë biznese të reja, inovacione dhe produkte të reja, etj. Me atë do japim mundin tonë deri tek realizimi i qëllimit – promovimi i vlerave të reja dhe kultura e të sjellurit në Republikën e Maqedonisë, ku këto të dalluar, të përzgjedhur do bëhen idol të shumë të rinjëve në gjeneratat e ardhëshme.
4. Cilët janë aktivitetet tuaja të deritanishme? A keni të realizuar ndonjë bashkëpunim me ndonjë organizatë tjetër nga Republika e Maqedonisë?
Në këtë kohë të shkurtë nga formimi i ANQAP, kemi nënshkruar memorandum për bashkëpunim me parlamentetet studentore të 3 universiteteve shtetërore në Shkup, Shtip, Manastir, si dhe me Universitetin e FON-it. Poashtu kemi bë marrëveshje me parlamentin studentor të Universitetit American College, ndërsa planifikojmë të bëjmë bashkëpunime të reja me universitetet e tjera të papërmendura dhe me disa institucione edukativo-arsimore private dhe shtetërore në Republikën e Maqedonisë. E shfrytëzoj këtë rast që publikisht të ju falënderohem udhëheqësive studnetore për gatshmërinë e tyre për bashkëpunim me neve, nga ku duke kuptuar nevojen dhe vleren e Asociacionit, u shprehën të gatshëm të japin bursa anëtarëve të saj, duke aluduar ndaj studentëve të tjerë që i përmbushin kriteret për antarësim, ta bëjnë atë.
5. A planifikoni bashkëpunim dhe me shoqatat e tjera?
Patjetër. Gati se kemi nënshkruar bashkëpunim me klubin local AISEC në Fakultetin Ekonomik në Prilep, dhe jemi të hapur për partneritet dhe me gjithë shoqatat e tjera studentore, por edhe asociacione të tjera dhe institucione nga sektori privat dhe shtetëror, të cilët do ndihmojnë në realizimin e misionit të ANQAP. Ne, personalisht mendojmë se numri i atyre do të zmadhohet në periudhën e ardhëshme, me çfarrë dhe presim një bashkëpunim më të gjerë e më të shpeshtë me punëdhënësit të cilët do kenë mundësinë të gjejnë CV-në e burimeve njerëzore më kreative dhe më kualitative me të cilët dispozon Maqedonia.
6. Cilat aktivitete për anëtarët e ANQAP planifikoni ti realizoni në periudhën që vjen?
Përveq prestigjit, mirënjohjes dhe promovimit në mjedisin më të gjërë, për anëtarët e ANQAP janë parashikurar shume beneficione të cilët i fitojnë me vetë afrimin dhe anëtarësimin ne Asociacion. Mund themi, për një kohë shumë të shkurtë, në koordinim me parlamentet studentore të ndryshme me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi, planifikojmë të organizojmë një ceremoni ku du bëjmë ndarjen e çertifikatave gjeneratas së parë së ANQAP-it. Në periudhën e ardhëshme, planifikojmë në garrë për ese më të mirë të shkruar, fituesi i si cilës do i ketë të gjitha harxhimet e programit WORK AND TRAVEL ne SHBA të mbuluara nga ana jonë. Poashtu, anëtarëve do u mundësohet vëndosja e CV-së së tyre personale në profilin e ueb-faqes sonë të ANQAP-it (www.napag.mk), ndërsa ato lirisht do mund të marrin pjesë në seminarin „Edhe unë mund të kem biznes timin“. Përveq këtyre beneficioneve që i fitojnë me pjesëmarrjen në Asociacion, anëtarët do të fitojnë edhe lirime në lidhje me organizime të ardhëshme për trajnime të ndryshme të lidhra me zhvillimin e kreativitetit, inovacionit, sipërmarrjes dhe aftësive të tjera shoqërore, dhe shpresojmë që në të ardhmen do kenë mundësinë të shfrytëzojnë edhe shumë privilegje të tjera.
7. Ju faleminderit për kohën që ndatë dhe ju dëshiroj punë të mbarë dhe të suksesshme në realizimin e qëllimeve tuaja.
Ju faleminderit edhe juve, për mundësinë që ma dhatë ta prezantoj ANQAP në ueb portalin më i njohur që është i krijuar për popullatën studentore. Shpresoj në bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen
Comments are closed.