Në një aktivitet solemn që u organizuar brenda hapsirave të fabrikës "Vezë Shari" në fshatin Trebosh, Tetovë, më datë 14.02.2015, pronari i fabrikës "Vezë Shari", "Leker" dhe "Elektro Shari", zotëri Arben Abdurahmani e bëri ndarjen e vauçerëve për 5 bursistët për ndjekjen e trajnimit të sertifikuar në Akademinë Life Toos. Në të njejtën kohë, ai u tha bursistëve se me arritjet e deritanishme akademike, ata kanë arritur t'i ndërtojnë temelet (bazat) e karierëve të tyre, dhe se prej tani i pret një punë e gjatë dhe e rëndë që, sipas tij, me punë dhe përkushtim do t'i kalojnë barierat dhe do arrijnë të bëjnë kariera të mira në të ardhmen.
Pasi që i'u falënderuan për mundësinë e madhe që zotëri Abdurahmani ua mundësi që të janë pjesë e akademisë dhe trajnimeve të saj, bursistët patën edhe mundësinë të ecin dhe të shohin fabrikën dhe ecjen e punëve brenda saj dhe me padyshim madhësia e fabrikës i la pa koment ato. Ishin të habitur nga fakti se si kjo fabrikë e madhe ishte e ndërtuat dhe rregulluar sipas standardeve ndërkohore dhe evropiane, fabrika e cila prodhon prodhime të mishit dhe vezëve. Poashtu studentët kishin mundësinë t'a vizitojnë centralen për gaz që njëkohësisht është më e madhe në Ballkan.
Siç edhe deklaroi zotëri Abdurahmani, "Vezë Shari" edhe në të ardhmen do ta mbështes rritjen dhe zhvillimin e të rinjëve në Republikën e Maqedonisë.
Comments are closed.