„Vëndosni qëllime të qarta afatgjata dhe afatshkurtra, nëse doni të arrini diçka në jetë”
1.Kurë dhe si ndodhën fillimet e „Vezë Sharri”-it? Prej nga është ideja për kësifar biznesi? Kush ishin sfidat më të vështira me të cilat jeni përballuar në vetë startin?
E gjatë është përralla për fillimet e biznesit familjar të „Vezë Sharri-it”. Dhe si shumica e kësifar përrallave, edhe e jona është e ndërlidhur me momente të vështira, të cilat zakonisht ndodheshin në fëmijërinë time, ose në periudhën prej vitit 1958 deri në vitin 1989 kur familja jonë ra në një krizë të rëndë finansiare. Kur them krizë, nuk mendoj për mospasje as buk për të ngrënë. Buk, qumësht dhe mish kishim, faleminderit lopëve dhe bagëtisë të cilën vetë e kultivonjim, mirpo para nuk kishim. Mospasja ishte aq shum e shprehur sa që unë si fëmijë nuk kisha as 20 denar për të shkuar me autobus deri në Tetovë, prandaj shumë herë isha i detyruar të udhëtoj me biçikletë, madje edhe në temperatura ekstrem të ulta prej -20 gradë.
Mundimi më detyroj të filloj të mësoj zanat qysh nga shkolla fillore, dhe ashtu në periudhën prej klasës së gjashtë deri te klasa e tetë, në orët e paraditës isha në bankat shkollore, ndërsa pasdite në puntori automehaniçare ku e përvetësonje zanatin. Qysh nga ajo periudhë më lindi ideja të blej vegla të mijat dhe të punoj vetë për vete, por në ato momente nuk kisha as para as një jetë normale, as asgjë për njësend si ajo. Për ato shkaqe, qysh në moshën gjashtëmbëdhetë vjeçare shkova në Gjermani edhe atë me 1000 marka gjermane të huazuara nga gruaja e dajës tim, e cila besonte tek unë dhe kishte dëshirë sinqerisht të më ndihmojë, rezikoj dhe mi dha ato të holla, edhe pse ato nuk ishin të vetat, por ishin kursim i nënës së saj, për momente si që themi ne në këto krahina „Mos dhasht Allahu”.
Për ta arsyetuar besimin e madh të saj, dhe për të qenë i pastër para vetvetes, si qëllim të parë që vendosa në Germani ishte të përfitoj dhe ti këthej ato 1000 marka, dhe fiksova si plan të arrij të kursej edhe disa 3000 marka, që të mund ti blej veglat e nevojshme dhe kur të këthehem në shtëpi, menjëher të filloj me biznes privat. Për atë qëllim, vazhdova me punën dhe përvetësimin e zanatit në Gjermani, kun në periudhën midis vitit 1990 deri në vitin 1993 ndërrova tri firma të ndryshme, ku asnjëri nga shefat nuk më pyete a kam diplomë, por ju interesonte a di të hap një motor automjeti dhe të zjedh ndonjë problem konkret për nevojat e klientëve të tyre.
Në vitin 1993, kur isha më njëzet vjet dhe kisha dijeni dhe ekspertizë të madhe për zanatin tim, u punësova në departamentin e mirëmbajtjes së mehanizmit të një farme pulash në Gjermani, dhe ky punësim u tregua si vendimtar i krijimit të përallës time së sukseshme, mëvonë e ashtu quajtur „Vezë Sharri”. Përkatësisht, unë si djal i ri që kisha një vetbesim të madh, dijeni në zanatin e vet dhe që nuk i trembej asnjifar pune, në këtë farmë u njoftova me biznes-partnerin tim të ardhshëm, i cili si shefi im dhe i gjithë farmës, ishte i tejkënaqur nga përkushtimi im dhe lidhjes ndaj punës. Përkatësisht, unë isha një ndër ato puntorëve të cilët asnjëher nuk dorzoheshin nga ndonjë punë që e kishin për detyrë, pamarrë parasysh a është e njejta e ndërlidhur me profesionin e mekanikës ose me punët për të cilat më herët kam bërë marrveshje për ti realizuar dhe për të cilat kam qenë i paguar. Pra ashtu, përveç angazhimeve të lidhura me mirëmbajtjen e mekanizimit, kam qenë edhe rojtar, por nuk kam pas edhe turp të pastroj gropa kanalizimesh, dhe mbeturinat e pulave, me ç’rast kam kam hyrë gjithëkund ku ka pas nevojë vetëm për të riparuar ndonjë maqinë kyçe dhe të mos ndërpritet procesi i prodhimit.
Përveç kësaj, përher dhe ndaj çdokujt kam luajtur me karta të hapura, pa pas qëllime të fshehura dhe të pandershme, dhe punonje nga mëngjesi deri në mbrëmje me plot kuptimin e fjalës, ndërsa qëndronje në punë derisa të kryhet e gjithë puna, duke mos u ndërhyrë në diskutime të tipit „koha e punës sime është prej kaq ora deri më kaq dhe unë duhet të largohem” dhe të ngjajshme. Në fakt, unë jam tip që qysh nga ajo kohë është i hidhëruar me kohën dhe me orën si send me të cilin orientohemi ne në kohë. Përkatësisht, as atëher, as sot, unë nuk kam mbajtur orë në duart e mija. Ose, orientimi primar për atë se afrohet fundi i punës ditore për mua është errësimi ose kur fillon nata, por para se të gjitha, është përgjigjja e pyetjes –„a është kryer tërësisht e gjithë puna për sot” ?.
Faleminderit këtyre vetive të mija të karakterit dhe vetive të punës, të cilat besoni se janë shumë të vlersuara gjithëkund në botë, edhe në Maqedoni, krijova respekt të madh ndaj shefit tim, të cilit në vitin 2000, ose pas shtatë viteve të kaluara te farma e pulave, plotësisht dhe sinqerisht i tregova se do ta lej punën sepse qëllimi im përher ka qenë të këthehem në vendlindje dhe të filloj biznes privat. Ai vetë, sepse nuk deshte të mbarojë bashkpunimi ynë, më ofroi të hyjmë në një lidhje – partner investimesh. Ashtu përkatësisht lindi ideja e „Vezë Sharri”-it edhepse mendimet e mija në fillim ishin në drejtimin e hapjes së një puntorie për automekanizëm.
Më saktësisht, aj dha propozim për ta finansuar investicionin fillestar duke mbuluar pjesën më të madhe, ndërsa statusin e barabartë si partnera do ta krijonjim mbasi të fillojë biznesi, ku unë nëpërmjet punës do ti ja „këthej” këto të holla. Duke nisur nga vetë fakti se vetëm se më kishim krijuar fer-lidhje, të bazuar në besimin e madh ndërmjet nesh, ofertën e pranova pa mos u menduar shumë, për të cilën jam tejfund i faleminderuar. Qysh nga kjo periudhë isha plotësisht i zgjuar se shumë rëndë është të fillojsh biznes më të madh krejtësisht vetë për të cilin duhet mjete të mëdha finansiare në fillim, pamarrë parasysh qëndrimit tim në Gjermani prej njëmbëdhjëtë vitësh nuk mundesha ta përfitoj, sepse paralelisht e ushqenje tërë familjen, ndërtonje shtëpi etj. Qysh nga atëher kuptova se përher është mirë kur ndonjë beson në biznes-idenë e jote, dhe shumë më mirë kur ndonjë ka besim tek ti dhe tek karakteri yt i fortë, për të të ndihmuar dhe të hyjë në biznesin si partner, me të cilin aspak nuk ka të zvogëlohet vlera e suksesit tënd personal. Përkundrazi, në asifar situate, edhe suksesi personal edhe aj i përbashkët dukshëm zmadhohen, sidomos kur pranë vetes ke bashkëpuntor i cili gati pesëdhjetë vite të tëra ka pasur farmë të vete, dhe posedon përvojë të madhe pune në këtë sektor, si dhe një sasi të konsiderueshme të mjeteve finansiare.
Ashtu, pasi i vënduam temelet e bashkëpunimit tonë edhe unë mbarova detyrën time të fundit (mirë kujtohem se ishte 30. Qershor, viti 2000 në ora 21:30 ), ditën e ardhëshme ( më datë 01.07.2000 ) u largova nga Gjermanija dhe me automjet u nisa kah Maqedonija, i gëzuar që përfundimisht do të jesha në shtëpi, por edhe më shumë i gëzuar që në vendlindje do të nis biznesin tim. Përpara largimit, nga ana e bashkëpuntorit tim më ishin lërë dy amanete, për të cilët më kërkoi që ti respektoj absolutisht, sepse sipas tij ato ishin dy sendet më të rëndësishme për sukses në këtë biznes. I pari referoheshte në saktësinë e ndarjes së rrogave të punëtorve edhe atë më njëshin e muajit, ndërsa i dyti në mos krijimin e kompromiseve në lidhje me kualitetin dhe freskin e vezëve të prodhuara. Më sakt, më udhëzoi se më mirë është në disa momente të punohet edhe me humbje, se sa të blehen frigorifera për ruajtje të vezëve dhe teprica e ruajtur dhe e pa shitur, të fillojë të shitet pas një kohe, me një kualitet dukshëm të zvogëluar.
Pas këthimit në Maqedoni, më saktësisht më datë 01.09.2000 filluam me aktivitetet e ndërtimtarisë, duke pasur parasysh faktin se dispononjim sasi të madhe kapital, krijuam vision të qartë se hyrjen në tregun e Maqedonisë qysh nga fillimi do ta bëjmë me ndërtim të një farme me kapacitet të madh, ose nuk do të fillojmë me diçka të vogël, e cila më vonë do të avansohet. Për atë, duhet edhe ne këtë mundësi të veçoj se rruga që u kalua deri tek moment i fillimit të prodhimit nuk ishte aspak e lehtë. Përkatësisht, na duheshte shumë kohë dhe energji për ti gjetur kuadret e duhura, ti ndërtojmë dhe ti mbushim me pula dhe zogj kapacitetet prodhuese, ku me fillimin e konfliktit të luftës në vitin 2000, i cili në Tetovë filloi më 14 mars, paraqite kërcënim më vete, i cili aspak nuk mvareshte prej nesh dhe i njejti nuk mundeshte të parashikohet përpara se të ndodhi.
Përkatësisht, në atë moment, edhe pse kapacitetet prodhuese nuk ishin tërësisht të ndërtuara, gjithçka që duheshte ishte e porositur (tehnologjija, halat, pajisjet etj ), dhe 70% e vlerës së të gjithë investicionit ishte e paguajtur, kështu që vetëm priteshte që këto sende të arrijnë, të montohen dhe të fillojë puna. Domethënë, u gjetëm në një situatë mjaft të pavolitshme, të ngecur në mesin, ku nuk mund as të dorëzohesh dhe të këthehesh mbrapa, por jashtzakonisht rëndë edhe për të vazhduar më tej. Në ato momente, kyçe për marrjen e vendimit të përbashkët për të ndaluar me të gjitha aktivitetet ndërtimore ishin fjalët e bashkëpuntorit tim, sipas të cilit – „lufta kur do që të jetë do të mbaroj, dhe njerëzit të cilët do të mbijetojnë do të vazhdojnë të konsumojnë vezë”.
Sfidë tjetër, të cilën asnjëher nuk ka ta harroj ishte ajo që më ndodhi më datë 05.01.2002, në atë kohë kur erdhën zogjët e parë, ku për mbijetimin e tyre ishte e nevojshme që objekti të jetë në temperaturë +37 gradë celzius, ndërsa temperature e jashtme ishte -27 gradë celzius. Në këtë dit, ndodhte luftë e vërtetë për mbijetesë të pulave sepse duheshte të qëndroj zgjuar 24 orë, për të shkrirë naftën çdo orë, që të mundet të ngrohet mbrenda objekti.
Në fund të vitit 2003, arritëm tërësisht ti mbushim kapacitetet tona, duke siguruar 120.000 pula-zogj dhe 60.000 pula, pas së cilës përfundimisht „Vezë Sharri” filloi të funksionoj me gjithë potencijalin e planifikuar dhe u bë lojtar serioz në këtë biznes, në tregun e Maqedonisë. Në vitin 2010 krijuam plan të ri dhjetë vjeçar, sipas të cilit fiksuam zmadhim të kapacitetit për dyfish në 240.000 pula – zogj. Por, në atë kohë pas fillimit të implementimit, ose pas dhjetë-pesëmbëdhjetë ditë pasi e bëm porosin e parë për repartin e ri, ndodhi zjarr i madh, i cili paraqet njërin ndër momentet time më të vështira dhe sfidat më të vështira me të cilat jam përballuar në jetën time, sepse në vend që të ngritemi, ne sërisht u rrikthyem „në zero”.
Por, pas tronditjes së parë, shumë shpejt kuptova se për të tejkaluar sukseshëm një tragjedi të kësifar përmasave dhe për ti qetësuar ato të shtëpisë, edhe puntorët, duhet para vetë të jesh i qetë dhe të mendosh me „kokë të ftohtë”, sepse panika jo vetëm që nuk ka të të ndihmojë, por më shumë do ta rëndojë punën. Për shkak të këtyre arsyeve, arrita që për kohë të shkurtër ta marr vetveten, të gjithë puntorve ju premtova se shumë shpejt dot ndërtojmë kapacitete edhe më moderne dhe se asnjëri nuk dot mbesi pa punë, me ç’rast, me perjashtim të angazhimeve jasht orarit punës, vazhdova ti jap rrogat me saktësi. Premtimin e realizova për vetëm shtatë muaj, ku arritëm ta këthejmë numrin e 120.000 pula-zogj, me ç’rast „Vezë Sharri” përjetoj ringjallje, duke filluar jetë të re dhe epokë të re në ekzistencën e saj.
Këtë mësim të rëndë të jetës sime dhe menyrën se si unë e përballova, e shpërndaj çdoher dhe në çdo mundësi që kam, për një qëllim të vetëm. Ajo paraqet shembull për tjerit, në drejtimin e msimit nga gabimet e të tjerëve, e jo të atyre personale, por më shumë, që njerëzit ta kuptojnë vlerën e karakterit të fortë, i cili sipas meje është aspekt primar për reagim të shpejtë dhe praktik në momente krize, të cilat janë paraqitje të pashmagëshme në jetën e çdo njeriu. Përkatësisht, krizat kanë egzistuar edhe ende dot egzistojnë. Në fakt, çdo herë te të gjithë njerëzit do të ketë edhe ngjitje edhe rënie. Diferenca është vetëm mënyra se si i përballon ato momente.
2. Përveç „Vezë Sharri”-it, Ju jeni edhe pronar i Leker? Me çfar merret ky biznes? Kur dhe si ndodhën fillimet e Leker? Prej nga erdhi ideja edhe për këtë biznes?
Leker është firmë e cila merret me prodhimet e mishit të thatë nga mishi i pulës dhe mishi i lopës, ku si lëndë të parë përdorim mishin e pulave tona, kur vjen koha për therrjen e tyre dhe zëvendësimin e tyre me tjera të reja. Ideja për Leker lindi qysh nga koha kur punonje në farmën e bashkëpuntorit tim në Gjermani, ku në tregun e atëhershëm përballoheshim me probleme të ndërlidhura me përfitimin e duhur nga „të harxhuarat” ( në aspektin e kultivimit të vezës) pulat. Problemi kyç përbëheshte në atë se puntoritë që fillimish na i blenin këto pula për therrjen e tyre, filluan të mos na japin të holla, ndërsa kulmi i pafytyrsisë së tyre e arritën kur filluan të kërkojnë para prej nesh, për ti marrë. E gjithë kjo shumë i pengonte bashkëpuntorit tim, sepse bëheshte fjalë për mish shumë kualitativ, kështu që edhe përpara se të lindi ideja e „Vezë Sharri”-it, në Gjermani filluam të bëjmë shumë prova dhe gati më atje filloi të implementohet vendimi për shfrytëzim efektiv edhe të mishit të këtyre pulave.
Por, mbasi filluam biznesin e përbashkët në Maqedoni, u përballuam me mentalitetin tonë të shitjes së pulave të gjalla edhe në tregjet e gjelbërta të hapura, që për ne nuk paraqite problem sepse kishim qëllime krejësisht të ndryshme të ndërlidhura me shfrytëzimin e tyre si lëndë e parë kualitative për prodhimin e produkteve të mishit të thatë, për të cilën ne vitin 2005 vendosëm vendim të përbashkët që edhe këtu të ndërtojmë asifar fabrike. Ndërtimin e saj e mbaruam në vitin 2006, me që mbrenda tërë vitit e testonjim prodhimin, duke siguruar mbrojtje nga sëmundjet, kontrollë të tërsishme të pulave, kushte për therrjen e tyre, përpunimin etj., në treg dolëm në vitin 2007 kur filluam edhe me shitjen e produkteve tona.
Në atë mënyrë, jo vetëm që e zgjodhëm edhe problemin tonë, por edhe ju ndihmuam edhe farmave tjera, duke blerë pulat e tyre për përpunim, dhe nënkuptohet në mënyrë indirekte i ndihmuam edhe shtetit, në mundimet e saja për zvogëlimin e tregëtisë së mishit nga vendet tjera. Përkatësisht, edhe përveç faktit që kjo filloi për ne si biznes i dytë, të cilat produkte ne nuk kishim plan ti shesim jasht kufijve të Maqedonisë, faleminderit maqinave të mira që i blejtëm (për të cilat më vonë morrëm vesht se kan kapacitet deri në pesëdhjetë ton), filluam të eksportojmë në Kosovë, Shqipëri, Sërbi, Mal te Zi dhe Bosnë, për të cilat mundësuam edhe punsime të reja, për të cilat jam posaçërisht i kënaqur.
3.Cilat janë faktorët kyç për suksesin tuaj në biznesin dhe në jetë në përgjithësi? Çka është ajo që ju mendoni se është arritja Juaj më e madhe?
Për të arritur tek përgjigja e kësaj pyetje, duhet të shpërndaj atë që mësova në njërin nga takimet e mija më të rëndësishme, e cila ishte kyçe për të filluar me mendime më serioze, në drejtim të definimit të planeve të mija të jetës. Përkatësisht, në dimër të vitit 1994, përderisa ende punonje në Gjermani, në kohën e qëndrimit tim per afat të shkurtër në Maqedoni, vizitova një njeri të afërt të xhaxhait tim, i cili edhe pse ishte vetëm një njeri i thejshtë dhe një bujk i vlershëm, posedonte përvojë të madhe jete dhe rrezatonte me energji plotësisht pozitive. Përgjatë bisedës, ai e tha fjalën në vijim- „nëse ndonjë njeri nuk ka qëllime të definuara në atë se çfar dëshiron të arrij në të ardhmen, atëher ai njeri për mua nuk dallon shumë nga qeniet tjera jetësore”. Më këtë, ai veçoi se është shumë me rëndësi të kesh qëllime afatgjata por edhe qëllime afatshkurtra. Ky mendim i tij më dëshproi shumë, sepse kuptova se unë në fakt nuk kisha vendosur qëllime të qarta të jetës, por si që spjegova më përpara, vetëm për shkak të presionit nga mundimi dhe skamja vendosa të shkoj për punë në Gjermani.
Pas kësaj bisede, pasi seriozisht fillova të mendoj për atë se çfar dëshiroj të arrij në jetë, kuptova se qysh nga vetë arritja në Gjermani, vëmendjen ma tërhoqi një qendër e madhe tregtare, ku në fantazinë time lindi dëshira për të ndërtuar diçka të ngjajshme edhe në Maqedoni, gjë që në atë moment dukeshte si fantazi shkencore. Pas mësimit nga ai njeriu që e njihja, këtë ëndërr timen e fiksova si qëllimi im afatgjatë.
Në anën tjetër, ndërtimin e shtëpisë sime personale në vendlindje e vendosa si qëllim afatshkurtër, të cilën me shumë mund dhe relativisht kohë të shkurtër arrita ta realizoj, ashtu që në njëzet e dy viteve të mija ndërtova shtëpinë time, fakt që ma ngriti vetëbesimin edhe më shumë.
Që prej atëherë e deri tash, përpara se të mbaroj ndonjë punë, çdo herë vëndoj qëllim të ri afatshkurtër dhe filloj të punoj në drejtimin e realizimit të saj. Kuptohet, qëllimi afatgjatë (qendra tregtare) në ndërkohë pësoi ndryshime dhe u transformua në qëllim tjetër – ndërtim të një farme private dhe fabrikë për prodhim të biogasit.
Domethënë, të përmbledh, vendosja e praktikës në qëllime qartësisht të definuara, si dhe shumë punë në drejtimin e realizimit të tyre, e konsideroj si arritja ime më e madhe jetësore, dhe në ndërkohë kjo për mua është edhe faktori kyç për sukses në biznesin dhe jetën e çdo njeriu.
Përkatësisht, njeriu nuk duhet të jetë i dashuruar tek parat, por tek puna. Unë nuk punoj për parat, unë jetoj për biznesin dhe zhvillimin e biznesit. Ndërsa ajo që më plotëson tejmase është edhe dijenija se edhe njëqind familje tjera të punëtorëve të mi janë të gëzuar dhe të kënaqur. Ajo ndjenjë është e veçant dhe e pakrahasueshme ndaj çdo gjëje tjetër.
Si faktor i dytë i rendesishëm për suksesin personal në çfardo sfere të jetës, do ta veçoj korektësinë, e cila është karakteristika bazore e çdo punëtori të kompanisë sime, pa marrë parasysh se ato vijnë nga vende të ndryshme të Maqedonisë. Si për shembull në atë drejtim do ta veçoj një nga puntorët e fabrikës sime Leker në Shtetet e Bashkuara, e cila faleminderit marëdhënieve të saja fer dhe korekte me të gjitha subjektet me të cilat kemi biznes-relacione, arriti ta ngrej këtë firmë tregtare për eksport të misrit, në vendin e 43-të, lartë në listën e eksportuesëve më të mëdhej të produkteve ushqimore nga Sërbija.
4. Në çfar drejtimi planifikoni të zhvilloheni në periudhën e ardhëshme?
Rregullat e famshme e jetës është se sa do që të kesh, asnjëher nuk është e mjaftueshme.
Në të vërtetë, kur fillon biznes privat, ai vetë të udhëzon dhe ti cakton planet e ardhëshme. Përkatësisht, pasi me Leker e zgjodhëm problemin me shfrytëzimin efektiv të mishit nga „të harxhuarat” ( në aspektin e kultivimit të vezëve ) pulave, na mbeti të mendojmë për atë se çfar do të bëjmë me mbeturinën. Për atë qëllim, në datë 13 Gusht 2013, „Vezë Sharri” filloi ta ndërtojë centralën për prodhimin e energjisë nga biogasi, që paraqet projekt i parë i këtij lloji jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë. Firma dot thirret Elektro Sharri, ku nga mbeturinat organike të farmës (edhe nga mbeturinat e të gjithë regjionit) dot mundësohet prodhim i energjisë elektrike, një megavat në orë, me të cilën dot kontribohet edhe në përmirësimin e ruajtjes së mjedisit jetësor. Përkushtimisht, në vitin 2011 porositëm edhe maqinë e cila do ta shfrytëzojë ajrin e nxehtë që del jasht për tharjen e mbeturinave nga mbeturinat e përpunuara, të cilën do ta paketojmë dhe do ta shesim në tregun europian si plehër për lule.
Ky plan afatgjatë është në fazën e fundit nga implementimi i tërësishëm dhe duke filluar nga Janari i vitit 2015, dot mundemi edhe të shesim energji elektrike. Por, si që përmenda më përpara, i mësuar nga biseda me njeriun që e njihja nga më përpara, menjëherë para se ti realizojmë qëllimet e mëpërparshme, mbrenda këtij viti pregaditëm plan të ri për dhetë vitet e ardhëshme, dhe gati më i kemi filluar edhe aktivitetet e para në drejtim të realizimit. Në fakt, blejtëm tokë në të cilën planifikojmë investicion serioz, por ende nuk dijmë çka, kur dhe si. Mendojmë të fillojmë me prodhim edhe të produkteve bujqësore, veçanërisht që edhe neve na duhet ushqim për farmën. Mbrenda këtij viti morrëm nën koncesion dhe adaptuam tokë me sipërfaqe prej tetëmbëdhejtë hektar, e cila asnjëherë deri tash nuk ka qenë e përpunuar, me të cilën jam posaçërisht i kënaqur që pas pesëmbëdhjetë viteve, shteti dot fitojë tetëmbëdhjetë hektar të reja tokë bujqësore kultivuese.
5. Kush është porosija juaj personale për studentët më të sukseshëm? Çka është posaçërisht me rëndësi për të filluar dhe menaxhuar një kompani e suksesshme?
Për të ardhur tek porosija, do t’ju tregoj edhe një ngjarje të vërtetë të cilën besoj se do ta mbani mend dhe do t’ju mbesi në memorijen edhe mëtutje në jetë. Pra, përgjatë një grumbullimi me një grupë të rinj, mu afrua një djalë i cili sapo e kishte mbaruar shkollimin, me qëllim të ma prezentoj biznes-planin të cilin e kishte bërë për një biznes të vetin, si ide. Ndërkohë, ajo që mua më shumë më fascinoi ishte rregullimi pedant i papkave me prezentimet, fakt që tregonte se ai ka kushuar shumë punë dhe përgaditje përpara prezentimit para meje, si investitor potencijal. Me shumë zjarr, entuzijazëm dhe besim tek ideja e vete, më rrëfeu se posedon shumë dijeni për ta filluar atë biznes, por ska të holla të mjaftueshme për ta realizuar, kështu që ishte i gatshëm të punojë tek unë edhe vetëm për rrogë, nëse vendos ta finansoj atë proekt.
Pas atij prezentimi të sinqert dhe të zjarrt, gati më aspak nuk më ishte me rëndësi se skisha shumë dijeni për atë biznes konkret, kështu që u dakordova t’ja finansoj komplet investicionin fillestar, ku përveç rrogës, i dhash edhe 49% pjesë të biznesin. Sot, biznesi funkcionon shumë mirë, ndërsa kompanija ka gjashtë të punësuar. Prandaj, të finalizoj. Mënyra se si i prezentoni idetë tuaja, luan rol kryesorë në atë a do ta “shitni” para partnerit potencijal, investitor etj.
Në atë drejtim, e inkurajoj çdo antar të NAPAG, i cili mendoj se ka biznes – ide të mirë dhe posedon vetëbesim të lartë se mund t’ja arrij, por nuk ka mjete finansiare për ta filluar, lirisht të drejtohet tek unë. Përderisa unë e vërej të njejtin zjarr si të atij djalit që e përmenda më përpara, publikisht deklaroj se jam i gatshëm për të investuar në proektin e tij/saj, sepse nga vetë eksperienca ime dij se sfida më e rëndë për të filluar një biznes serioz, paraqet sigurimi i investicioneve fillestare.
Dhe si për në fund, dua të ju tregoj edhe këtë. Bëhuni këmbëngulës, korekt dhe asnjëherë mos tregoni gënjeshtra. E dini se në disa momente është me të vërtetë shumë rëndë për ta treguar të vërtetën, prap se prap mundoheni, tejkalonje kufirin me rezistencë më të vogël dhe thuanje. Vetëm në atë mënyrë dot përparoni më shpejt në jetën tuaj, sepse energjinë dhe kohën do ta shfrytëzoni për punë konstruktive, e jo në tentime për fshehje të së vërtetës, e cila, dot zbulohet kurdo qoft, është pytje kohe vetëm. Dhe mos e harroj atë më kryesoren. Vëndosni qëllime afatgjata dhe afatshkurtra, në qoftë se dëshironi të arrini diçka në jetë.
RRETHVEZË SHARRI
Ferma e pulave për prodhimin e vezëve VEZË SHARRI dhe fabrika për prodhimin e produkteve nga mishi i pulës dhe gjedhit LECKER, shtrihen në natyrën pitoreske dhe të paprekur rrëzë malit Sharr, në afërsi të fshatit Trebosh, njëra nga ambientet më të pastra ekologjike në Maqedoni. Kompleksi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 35.000 m2, ku 14.000 m2 u takojnë objekteve industriale dhe afariste.
Ky investim i përbashkët me kapital gjerman ka filluar me prodhimtari në maj të vitit 2002, me një kuadër me kualifikim të lartë prej 30-të të punësuarish, mbështetur nga ekspertë të jashtëm e me renome për këtë lloj teknologjie prodhimi. Teknologjia prodhuese dhe pajisjet janë gjermane dhe paraqesin modelin më bashkëkohorë në shpezëtari, gjë e cila e ngre këtë farmë në maje të prodhimit evropian.
Sistemi i aplikuar HACCP garanton siguri të pandërprerë shëndetësore gjatë procesit të prodhimit dhe së bashku me Çertifikatën e fituar ISO 22000:2005 sigurojnë plotësimin e standardeve për kualitet dhe mënyrë të punës në përputhje me standardet më të larta botërore për prodhimin e ushqimit. Teknologjia bashkëkohore dhe qasja e re në prodhim, rezulton me kualitet të veçantë të vezëve, brendi i të cilave ngadalë dhe sigurt fiton pozicionin udhëheqës në treg. Gjithashtu aplikimi i recepturave bashkëkohore gjermane në kombinim me ato tradicionale nga vendi, ofrojn kualitet të lartë e delikatesë të produkteve nga mishi i pulës dhe gjedhit, të cilat e kanë pasuruar tregun me shije të veçantë.
Comments are closed.