Më datën 24.02.2015 në hapsirat e rektoratit të Universitetit të Evropës Jug–Lindore në Tetovë, kryetari i asociacionit NAPAG, d-r Viktor Gjorgjieski dhe kryetarja e Parlamentit Studentor i UEJL-së, Arta Demirali, nënshkruajtën memorandum bashkëunimi dhe gjithashtu u pajtuan që sëbashku të punojnë për realizimin e misioneve të të dyja organizatave në fjalë. Në ngjarjen e njejtë, kryetari i asociacionit NAPAG pasi i’u drejtua të pranishmive duke thënë që është privilegj që të studiohet dhe të jetohet në një ndër kampuset më bashkëkohor siq është ky i UEJ-së, i cili më pas prezentoj para të pranishmive edhe benificionet që do mund të përfitohen nga anëtarësimi në asociacionin e lartëpërmendur , NAPAG, ku do kenë edhe mundësinë që prej sot të aplikojnë për bursat që ua mundëson asociacioni.
„Më bëhet qejfi që do keni mundësinë të aplikoni për trajnimin tre mujor i sretifikuar i Akademisë Life Tools e cila përmban 8 module të ndryshme për përfitimin e aftësive të ndryshme nga fushët si: kreativiteti, ndërmarrje dhe inovativiteti. Me atë, do keni mundësinë që në maksimum t’a shfrytëzoni i tërë potencialin tuaj dhe pavarësisht njohurive tuaja akademike, do keni mundësinë që të përfitoni aftësi dhe njohuri të reja që ditëve të sotshme kërkohen nga ana e punëdhënësve.
“Me Asociacionin tonë, jo vetëm që do gjeni punë më lehtë, por në vendin e punës tuaj do ndiheni më lehtë dhe më komod,” tha d-r Viktor Gjorgjieski, kryetar i NAPAG.
Kryetarja e Parlamentit Studentor i UEJL-së, Arta Demirali falenderoi d-r Viktor Gjorgjieski-n që i’u dha mundësia edhe studentët e Universitetit të Evropës Jug – Lindore ti ndjejnë dhe ti shohin mundësitë të cilat deri më sot patën mundësinë ti shfrytëzojnë edhe shumë studentë nga Universitete të ndryshme nga e gjithë Republika e Maqedonisë dhe për në fund ajo përmendi që në të ardhmen të dy organizatat, si ajo e NAPAG-ut ashtu edhe Parlamentit studentor pranë UEJL-së do të punojnë së bashku për realizimin e projekteve të përbashkëta, poasçrisht me interes të veqantë për studentët e Universitetit të Evropës Jug-Lidnore.
Comments are closed.